
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin e ‘Pamfletit’ në YouTube është Luçiano Boçi, drejtuesi politik i PD në Shkodër dhe fitues në zgjedhjet e 11 majit. Ai u pyet në “Të Pashoq” mbi humbjen e PD. Edhe Boçi i qëndroi linjës se pati një ‘masakër zgjedhore’. Sipas tij, Rama ka ngjallur vetëm frikë.
– Po pati frymë, ai nuk manipulon...
Fryma ishte dhe pati manipulim. Si mund të detyrohet një mësues të sjellë vota?
– Pse pranon mësuesi të detyrohet?
Se do të ruajë vendin e punës, do të ruajë bukën e familjes. Pse e ka fajin mësuesi?
– Një përqindje e ka.
Çdo njeri në çdo komb që vihet në provën e bukës është konformist.
– Po nëse ju do vini në pushtet, do jetë në punë. Pse ka frikë?
Ai nuk bindet për këtë gjë. Shembulli që ai ka dhënë është shembulli i persekutimit politik. Ata edhe nuk flasin, kanë frikë të shprehen. Në Shqipëri është instaluar frika. Para se të vija po kërkoja një shkrim të Mehdi Frashërit, nuk arrita ta gjej, se e kisha marrë nga media, dhe se si regjimi instaloi frymën e frikës për arritjen e qëllimeve. Është edhe pjesa tjetër, benefiti ekonomik momental mbi bazën e të cilit deformon votën.
– Po dhe ju hoqët dorë...
Ne bëmë protesta, e paralajmëruam katastrofën e zgjedhjeve. Ai fali gjobat. A shpërndanë bonuse? Ju doni të vërteta.
Lini një Përgjigje