TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2025, 20:37

"PD triumfoi në Shkodër", Boçi: Morëm 5 mandate edhe pse PS dhe PSD blenë votat

Shkruar nga Pamfleti

"PD triumfoi në Shkodër", Boçi: Morëm 5 mandate

Drejtuesi politik i PD në Shkodër dhe fitues në zgjedhjet e 11 Majit, Luçiano Boçi ka folur në podkastin e ‘Pamfletit” lidhur me rezultatin dhe procesin zgjedhor.

-Fituat 5 mandate në Shkodër, por si është rezultati krahasur me vitin 2021?

Në raport me vitin 2021, PD mori sërish 5 mandate. Shkodra fitoi në raport me Partinë Socialiste, ku mori 5 mandate. Blerja masive e votës, edhe nga PS dhe PSD, ajo pjesë e stimulimit të skalioneve të krimit për të orientuar dhe detyruar votën, bëri që ky rezultat të mbesë në trendin e 2021-shit por pa Bashkinë. Denoncimi u bë nga Partia Demokratike për kryetarin e Bashkisë dhe SPAK e pushoi. Ka plot raste dhe me emra konkretë që kemi denoncuar lidhur me blerjen e votës.

Si ka mundësi që një qeverisje e kapur nga krimi dhe që ka marrë kaq mandate, me gjysmën e qeverisë në burg të ketë një trend rritës? Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Edhe në Gjermani, Merkel iu desh në bënte një koalicion, pra ishte në rënie. Asnjë logjikë nuk e pranon këtë rezultat zgjedhor. Kandidatët e rinj, që nuk i njeh askush morën vota maksimale, as kjo nuk ka logjikë politike.

Lini një Përgjigje