
Luçiano Boçi, drejtues politik i PD-së në Qarkun e Shkodrës, komentoi në podcastin ‘Të Pashoq’ rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Boçi vuri theksin në manipulimin e zgjedhjeve, ndërsa komentoi edhe numrin e lartë të votave që morën Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti në Qarkun e Tiranës, ku kandidonin në listën e hapur.
Çfarë tregojnë Tabaku e Alimehmeti që u bënë magnet votash?
Boçi: Njerëz që kanë përvojë politike, përtej forcave politike, megjithëse mbartin vlerat e PD që përfaqësohen nga individë të caktuar, morën nga 20 mijë vota. Po si e gjykon ti kur njerëz anonimë morën po kaq vota, ose dyfishin e votave që ka marrë Tabaku dhe Alimehmeti?
Po të ishin edhe emrat e tjerë të listës tuaj të kalibrit të Tabakut dhe Alimehmetit a do të kishit më shumë vota?
Në një qark me 1 milionë votues, ata morën 20 mijë vota secili dhe atyre ia kanë vjedhur. Ata që votuan brenda PD ishin njerëz të lirë, pra nuk e trafikuan votat e tyre. Qytetarët që votuan për PD nuk u orientuan për votën, u lanë të lirë të zgjidhnin emrat që dëshironin. Këto morën mbështetjen në këtë masë, sepse ishin vota të sinqerta. Por gjithashtu vota mori edhe Myslym Murrizi, mori mbi 7 mijë vota. Kjo tregon se PD mbart vlera.
Lini një Përgjigje