
Kryedemokrati Sali Berisha ka përmendur rastin e denoncuar nga “Pamfleti” se shoferi i ish-ministrit të Brendshëm u dhuna sepse nuk preferoi të mbështesë në fushatë kandidaten e PS, Sara Mila, e cila rezulton e lidhur me bandën e Suel Çelës.
Berisha përsëriti edhe njëherë se bandat kriminale do ti shpallë organizata terroriste, madje deklaroi se po punon fort që edhe ndërkombëtarisht ato të shpallen të tilla.
“Ta dinë mirë të gjithë terroristët në Elbasan, Durrës dhe Shkodër. Bajrët, Poja apo Troplinët, që mendojnë se mund t’ia dalin dhe Suel Çela me bandën e tij në Elbasan. Janë edhe këta të Ervin Hoxhës në Vorë, absolutisht më 12 maj shpallen organizata terroriste. Do punoj me komunitetin ndërkombëtar që ti shpallin ata organizata terroriste. Edhe Edi Rama do shkojë me ta. Sot psh është një ditë e veçantë, po shpërndarjen para dhe nuk rrinë ata. 4 ditë para ia theu kockat shoferit të Taulant Ballës, Sueli, sepse është një famoze, një Sara Mile e cila sipas Ramës duhet të jetë patjetër në Parlament. Një Jurgis Çyrbe me fustan. Por ta dinë se kambanat e Evropës dhe botës bien për ta. Nuk do gjejnë vrimë ku të futen”, tha Berisha në një takim me gazetarët.
Lini një Përgjigje