
Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri që sot jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i pyetur nga Shqiptarja.com shprehet se ka disa çështje me rëndësi të jashtëzakonshme që shqiptarët duhet të mësojnë lidhur me kontratën prej 6 milionë dollarë të paguara nga PD e Sali Berishës për një kompani lobimi në SHBA.
“Për këtë lobim, thotë Brozi, - çështjet kryesore me shumë interes për publikun janë: 1) Kush realisht paguan këto miliona dollarë? 2) A janë ato para të përfituara në mënyrë të paligjshme (korrupsion, pastrim parash, financime nga Rusia a shtete dhe fondacione të huaja që duan destabilizim e ndikim politik në Shqipëri? 3) A po heton seriozisht SPAK dhe FBI e institucione të tjera shqiptare e të huaja për burimin e këtyre parave, si edhe pagesave të Saliut për avokatët në Angli e Francë, apo dhe pasuritë e tjera të klanit Berisha?”, vazhdon Brozi.
Ai bën thirrje që media e shtypi shqiptar e ndërkombëtar mund dhe duhet të kontribuojnë në zbulimin e të vërtetës për pasuritë e paligjshme të Berishës dhe kujtdo pushtetari, ish pushtetari e politikani
“Me këtë lobim, thotë Zef Brozi, - Berisha po i bën një dëm tjetër të madh Partisë Demokratike.
“Demokratët e ndershëm dhe jo militantët e verbër të Saliut nuk duhet të mbështesin edhe më tej Berishën e klanin e tij miliarder, anti perëndimor e Anti-SPAK. Mendoj se Shqipëria, politikanët dhe pushtetarët e saj nuk kanë nevojë dhe as duhet të harxhojnë para duke lobuar në Amerikë. Për fat Amerika është mbështetësja e fuqishme e Shqipërisë dhe kombit shqiptar pa asnjë lobim”, përfundon Brozi. /Shqiptarja.com
Lini një Përgjigje