TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2025, 21:03

“I zhgënjyer me vlonjatët që ju bindën”, Malaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Sillet si satanist, qeveris me autoritarizëm!

Shkruar nga Pamfleti

“I zhgënjyer me vlonjatët që ju bindën”, Malaj

Ish-ministri socialist Malaj ka qenë i ashpër me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e  Vlorës, ku pas vizitës së tij dhanë dorëheqjen të gjithë drejtorët.

Malaj e cilëson qeverisjen e Ramës autoritariste, e cila bazohet vetëm në instinkt, teksa shtoi se veprimi i kryeministrit është i paligjshëm.

Veprimi i Ramës në Vlorë është antiligjor dhe antievropian. Vendimet duhet të merren aty ku vota është më afër. Asnjë nuk ka të drejtë të shkarkojë 21 veta dhe Ermalit nuk i mori koka erë. Nuk qeveriset si do Rama. Nuk ka kryeministër që i zë karrigen kryetarit të bashkisë. Rama qeveris me një autoritarizëm të tmerrshëm. Ai qeveris me instikte me mënyrë satanike. Kur flisnim ne për mungesën e ujit në Vlorë, mbeturinat, përse nuk reagonte Rama”, tha Malaj në "A2 CNN".

Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Malajt, në këtë mënyrë ata kanë pranuar se janë fajtorë apo kanë pasur performancë të dobët.

Janë 13 drejtorë Kadastre që kanë ndryshuar në Vlorë në vitet e fundit. Janë dhjetëra pronarë në Borsh, Himarë e breg që nuk lejohen as të ndërtojnë në pronën e tyre sepse është mafia e tokave. Ajo që u bë në Tiranë, po bëhet në jug të vendit, ku ka hapësira për investitorët, por edhe pronarët. Si ka mundësi që një qeveri nuk bëri një hartë për 12 vite. Jam shumë i zhgënjyer me vlonjatët që 21 veta pranojnë direkt të japin dorëheqjen. Ata në këtë mënyrë kanë pranuar fajësinë, për performancë të dobët apo elementë korruptivë”, tha Malaj.

 

Lini një Përgjigje