TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Korrik 2023, 21:30

"Ilir Meta shumë shpejt arrestohet", paralajmëron ish-deputeti: SPAK ka kopsitur dosjen e lobimeve

Shkruar nga Pamfleti

"Ilir Meta shumë shpejt arrestohet", paralajmëron

Ish-deputeti Halit Valteri ka deklaruar se së shpejti shumë politikanë do të japin llogari për vjedhjet që kanë kryer nga pasuria e shtetit dhe e shqiptarëve.

Ai u shpreh se së shpejti edhe kreu i PL, Ilir Meta do të japë llogari për 1.2 milionë dollarë që janë derdhur në llogari në SHBA, pasi sipas tij ky politikan nuk ka ndonjë gjel “që i pjellë flori”.

“Di që kanë ardhur letër-porosi nga SHBA për lobimet dhe një nga dosjet që do të ketë zgjidhje para shtatorit do të jetë dërgimi para drejtësisë i personave që kanë harxhuar para të shqiptarëve. Se nuk kanë pasur as Ilir Meta, as Monika Kryemadhi, as Tit Vasili, flas për dosjen që kam lobuar unë. Janë 1.2 milionë dollarë, që janë deklaruar në SHBA që janë paguar nga ky subjekt politik, janë paguar taksa për ato 1.2 milionë dollarë. Të japin llogari, të japin përgjigje se ku i kanë marrë, se ndoshta Ilir Metës i pjell gjeli vezë, po nëse i pjell flori le të tregojë”, tha ish-deputeti Halit Valteri për TCH.

ilir meta arrestim spak

Lini një Përgjigje