Politike29 Shkurt 2024, 13:43

Integrimi i Shqipërisë, Varhelyi-Greqisë: Nuk ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjët nëse e bllokon

Shkruar nga Pamfleti

Integrimi i Shqipërisë, Varhelyi-Greqisë: Nuk ndërtohen

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ka thënë se Shqipëria është gati për të hapur negociatat.

Lidhur me një bllokadë të mundshme nga Greqia, ai tha se nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjët nëse ti e bllokon tjetrin.

“Jemi të dakordësuar në Bruksel se Shqipëria është gati të hapë grup-kapitullin e parë. Unë nuk kuptoj pse nuk e marrim dot këtë vendim. Edhe pse kuptoj rëndësinë e marrëdhënieve të mirë me fqinjët. Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjët nëse ti e bllokon tjetrin. Në muajt në vijim do të kemi konferencën ndërqeveritare dhe do të kalojmë tek negociatat, sepse duam të hapim grup negociatat e para”, ka thënë Varhelyi.

oliver varhelyi shqiperi greqi