Ish deputet i PD, Roland Bejko thotë se në Shqipëri nuk po prodhohet më politikë, duke shtuar se e vetmja gjë e mirë e kësaj fushate janë partitë e reja.
Sipas Bejkos, vota për partitë e reja është një votë e vlefshme dhe nuk do të shkojë dëm.
'Të gjitha ata që e kanë ndarë mendjen të refuzojnë klasën e vjetër politike të përfaqësuar nga Berisha dhe Rama votën e tyre ta çojnë tek partitë e vogla.
Nuk mund të jetë Berisha njeriu që do ngjallë shpresën e së ardhmes dhe do të jetë ai që do e bëjë më mirë se Rama.
A bëhet vota e vlefshme po ta japin për partitë e vogla apo shkon dëm? U them bëhet e vlefshme.
Më dramatike do të jetë sikur partitë e vogla të dalin nga skema. Nëse do të jetë kështu politika shqiptare vdes.
Në Shqipëri nuk po prodhohet politikë. Fushata është arratisje nga politika. Këtë gjë e ka bërë Rama dhe Berisha po e ndjek. Opozita e ka vrarë politikën. E vetmja gjë e bukur e kësaj fushate janë partitë e vogla, është fushata që bëjnë partitë e reja. Ka nuanca, ka të majtë, të djathtë, ka koalicion. Ka dhe të djathtë karakterial siç është Shehi që e kishte vendin e sigurt, por zgjidhi t’i japë dritë shqiptarëve.
Ata që zgjedhin Berishën bëjnë gabim. Berisha është problemi dhe jo zgjidhja.
Sondazhet nxjerrin fitues Ramën kur gjysmën e ekipit e ka në burg.
Të dy ujqërit që nxorën dhëmbët për të shqyer SPAK, kanë ndërruar lëkurën. Si Rama dhe Berisha ndërruan pllakën.', tha Bejko.
Lini një Përgjigje