
SPAK ka kryer sot një aksion shumë të bujshëm, duke arrestuar dhëndrin e Berishës, ndërsa për këtë të fundit u kërkua ‘detyrim paraqitje”.
Një muaj më parë, në një emision Berisha e paralajmëroi valën e arrestimeve, teks i kërkonte pazare SPAK-ut.
“E kam theksuar dhe theksoj, e kam ftuar dhe e ftoj, të shqyrtojë, çdo akt, çdo firmë, çdo vendim të Berishës nga 90 deri sot. Unë jam politikani i vetëm në Shqipëri që keni dëgjuar të them që mbaj përgjegjësi të plotë për fëmijët e mi. Fëmijët e mi janë të martuar, mund të thoja që ato janë në punën e tyre, unë në punën time, e kam thënë që mbaj përgjegjësi të plotë për çdo shkelje të interesit publik që ato kanë bërë gjatë kohës që unë kam qenë në pushtet”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje