TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2026, 11:03

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, Vengu: Po investojmë në lumin Shkumbin për të parandaluar gërryerjet

Shkruar nga Pamfleti
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, Vengu: Po investojmë në lumin
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po zhvillon këtë të enjte një konferencë për shtyp, ku në fokus janë çështjet që lidhen me dëmshpërblimin e qytetarëve të prekur nga përmbytjet, investimet në infrastrukturën parandaluese dhe angazhimet e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Vengu u ndal te fondet e akorduara për forcimin e mbrojtjes dhe për ndërhyrjet parandaluese, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e financimeve po orientohet drejt bashkive që konsiderohen më të dobëta financiarisht.

“Fondi i Kushtëzuar shpërndahet me një qasje të re, për të forcuar ato bashki që konsiderohen më ë dobëta. Kemi rritje të fondit të investimeve për infrastrukturën parandaluese, 18 mln euro, 8 mln euro janë të dedikuara që janë në zbatim e sipër. Vazhdojmë të mbështesim pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin, pjesë një e mirë e financimit shkon në këtë drejtim që të kemi mundësi të parandalojmë rrëshqitje apo dëmtimet nga gërryerjet lumore në të ardhmen”, tha Vengu.

Sipas ministrit, investimet në pritat lumore përgjatë Shkumbinit synojnë të reduktojnë rrezikun nga rrëshqitjet e dheut dhe gërryerjet e brigjeve, të cilat në të kaluarën kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe prona.

1 Komente

  1. v
    vk

    Ja dhe Pinxho kapella! Shtet i marr fund!

    Lini një Përgjigje