TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2026, 10:33

Rama mbledh nesër Grupin Parlamentar të PS, zbardhet axhenda

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbledh nesër Grupin Parlamentar të PS, zbardhet axhenda
Mbledhjet e Grupit të PS

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të drejtojë nesër mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku pritet të përcaktohet qëndrimi i mazhorancës lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Sipas rendit të ditës, mbledhjen do ta hapë Edi Rama, ndërsa më pas do të vijojnë raportimet e ministrave.

Do të raportojnë Ministri i Financave Petrit Malaj, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari. Në përfundim do të marrë fjalën Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Pas mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Taulant Balla deklaroi se kjo do të jetë mbledhja e parë e grupit që do të vendosë për çështjen e Belinda Ballukut. Deputetët socialistë do të dëgjojnë edhe relatimin e Ulsi Manjës, bazuar në paraqitjen e prokurorëve të SPAK në Këshill.

mbledhaj e grupit te ps grupi parlamentar i ps

1 Komente

  1. v
    vk pellazgeve

    Cne ne pallatin e Brigadave ky psikoja?! Nuk ju del Kryeministria per keto mbledhjet e trapit qe ben?! Ose te hane ndonje peshk andej te Gj.Luca se ja kane marre doren. Pse duhet te bej show ne Pallatin e Brigadave?! Tall trapin me miletin ky. I duket vetja sulltan!

    Lini një Përgjigje