TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shtator 2025, 13:40

“Jemi besnikë të BE”, Rama në forumin e Bledit në Slloveni: Evropa si pacientë me 27 mjekë

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi besnikë të BE”, Rama në forumin e Bledit

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme po merr pjesë në edicionin e 20-të të i Forumit Strategjik të Bledit të Slloveni.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria ka qenë gjithmonë besnik dhe i palëkundur në rrugën drejt integrimit, ndërsa shprehu bindjen se sfida më e madhe e Unionit sot është gjetja e drejtimit të duhur për të ardhmen.

Më tej, ai e krahasoi Evropën me një pacient të trajtuar nga 27 mjekë të ndryshëm, duke nënvizuar nevojën për unitet, specializim dhe një vizion të përbashkët që do të garantojë forcimin dhe jo shpërbërjen e saj.

"Duam të jemi të lirë dhje të shprehim lirisht atë që mendojmë. Por kur vjen puna që të ndjekim Evropën, ne jemi ndjekës vërtet besnikë. Ne as nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim, sepse kur vjen puna për besnikëri jemi disi të verbër. Kur themi “jemi me ty”, jemi me ty deri në fund.

Evropa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë që e bën edhe më të ndërlikuar të trajtojnë problemet që mund të ketë çdo organ. Dua t’u them të gjithë atyre që janë brenda në BE që të përpiqen të jenë më të lumtur sepse është një vend shumë i mirë.

Këta patologët duket të specializohen pak, njëri duhet të jetë kardiologu, tjetri onkologu e kështu me radhë, për të pasur një bashkim tërësor që të kujdeset për organizmin e  pacientit, në të kundërt do të kemi një rënie të pashmangshme. Problemi kryesor që ka Evropa është çfarë drejtimi do të marrë. Do të shpërbëhet në copa të ndryshme apo do të vijojë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Evropës. Gjithmonë pranë Evropës, çfarëdo të ndodhë", tha Rama.

Lini një Përgjigje