
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur lidhur me deklarimin e faturës së pagesës ndaj strategut të fushatës së tij elektorale, Chris LaCivita.
Berisha theksoi se për fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga buxheti personal, pasi fushatën e ka financuar Partia Demokratike.
“Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë është mbuluar nga PD”, tha ai.
Kreu i PD theksoi se KQZ ka shpërndarë formularë për deputetët që të deklarojnë shpenzimet dhe jo për partitë, ndërsa shtoi se: “PD ka një ligj, i cili përcakton aftin ligjor kur PD do deklaroj shpenzimet dhe të garantoj se do të deklaroj çdo qindarkë”.
“Unë nuk them që nuk kam deklaruar. Deputetet po deklarojnë shpenzimet personale, sepse deputetët që kanë bërë fushata, kanë shpenzuar me dhjetëra, mijëra euro. Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë është mbuluar nga PD", tha Berisha.
I pyetur se kur do ta bëjë publike PD faturën ndaj Chris LaCivita, kreu i PD tha se do të deklarojë çdo qindarkë dhe shpenzim lidhur me pagesën për drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike.
"PD ka një ligj, i cili përcakton aftin ligjor kur PD do deklaroj shpenzimet dhe të garantoj se do të deklaroj çdo qindarkë. Se cila është koha që përcakton ligji, këta nuk ta them. KQZ kam shpërndarë formularë për deputetet të deklarojnë shpenzimet, por jo partitë”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje