
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha lëshuar një deklaratë të fortë, duke aluduar se Endri Fuga, drejtori i Komunikimit të kryeministrit Edi Rama është zhdukur.
Në një prononcim për mediat para SPAK ku shkoi për të zbatuar masën e detyrimit për paraqitje, Berisha tha se Fuga është arratisur pasi u thirr nga Prokuroria e Posaçme.
“A dini gjë ku është Endri Fuga? Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit? A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi.
Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë? Pra, shkrim i porositur nga Endri Fuga. Më 4 mars pra deklarata që më anatemonin mua me të gjitha epitetet. KLGJ me një pasion të madh shumë”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje