
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj kritikoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi duke thënë se nuk po zbaton as rendin e ditës që vetë e kanë miratuar.
Gjatë fjalës së tij në parlament, Shehaj tha se nëse nuk e bën dot detyrën të japë dorëheqjen. Deputeti tha “nuk e di ka pasur një skenar nga ana juaj për ta mbyllur apo jeni të paaftë?”
"Kjo është seanca e 8, në 8 seanca nuk keni zbatuar rendin e ditës që ju keni caktuar. Nuk e di ka pasur një skenar nga ana juaj për ta mbyllur apo jeni të paaftë? Nese nuk jeni në gjendje të zbatoni urdhrin tuaj, jepni dorëheqje. Nëse nuk jeni të aftë, nëse nuk dini ta bëni jepni dorëheqjen", tha Shehaj.
Lini një Përgjigje