TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2026, 13:25

"Ka shprehur mendimin e padronit të Ramës," Berisha akuza kryeministrit: Pse nuk e shpall 'non grata' ministren serbe?

Shkruar nga Pamfleti
"Ka shprehur mendimin e padronit të Ramës," Berisha akuza
Sali Berisha

Kreu i PD akuzoi Edi Ramën se nuk ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik në Kosovë dhe përsëriti kërkesën për shpalljen e saj "non grata".

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë shqiptare se nuk ka mbajtur asnjë qëndrim ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik në Kosovë. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se ministrja serbe ka shprehur qëndrimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, të cilin ai e cilësoi si "padronin" e Edi Ramës.

Berisha përsëriti gjithashtu qëndrimin e Partisë Demokratike se Shqipëria duhet ta shpallë Snezhana Paunoviç "non grata", ashtu siç ka vepruar Kosova.

"Ka shprehur mendimin e padronit të Ramës, Aleksandër Vuçiç. Të mbash një montër si ajo në kabinet që shpreh keqardhjen se nuk u kompletua spastrimi etnik në Kosovë, do të thotë të kesh vetë atë mendësi. Së dyti, dënoj më forcën më të madhe heshtjen e turpshme, prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës një ministreje të Beogradit, ndërkohë që shpall non grata qytetarë të Prizrenit pse marrin pjesë në protestë, shpall non grata deputetë të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të shqiptarëve, në aktin më të turpshëm, më vetposhtërues nuk guxon të shpallë non grata dhe ai ministër i jashtëm, turp i të gjitha kohërave që nuk guxon të thotë një fjalë ndaj ministres monstër që kërkonte spastrim etnik të të gjithë shqiptarëve nga Kosova. Ky qëndrim dëshmon fytyrën e vërtetë të regjimit të Tiranës, regjim vasal ndaj Beogradit", tha Berisha.

 

sali berisha

Lini një Përgjigje