TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2023, 13:37

“Ka tre kryetarë”, Kreshnik Spahiu: Sot Partia Demokratike nuk ekziston, është e paligjshme

Shkruar nga Pamfleti

“Ka tre kryetarë”, Kreshnik Spahiu: Sot Partia Demokratike nuk

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se sot Partia Demokratike nuk ekziston, sepse sipas tij ligji për partitë politike përcakton qartë se si duhet të funksionojë dhe se si duhet të organizohet një parti.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se sipas ligjit të Republikës së Shqipërisë kjo parti nuk mund të ekzistojë pasi është në kaos dhe ka tre kryetarë.

Mendoj se Partia Demokratike sot nuk ekziston. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i vlerësojë të gjitha partitë. Ligji për partitë politike përcakton qartë se si duhet të funksionojë dhe se si duhet të organizohet një parti. Një grupim politik nuk mund të funksionojë në kaos dhe në anarki se konsiderohet veprimtari e paligjshme. Partia Demokratike është me tre kryetarë, Sali Berisha, Enkeled Alibeaj, Lulzim Basha. Një parti me tre kryetar, një parti me katër kuvende, një parti me pesë grupe parlamentare. Këtë nuk e lejon ligji i Republikës së Shqipërisë që e kanë votuar këta”, tha Kreshnik Spahiu, duke shtuar se partitë politike që futen në zgjedhje duhet të jenë të barabarta e t’ia nisin nga zero.

pd-ja spahiu

Lini një Përgjigje