TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 19:31

"Kam bërë burg për PD", Salianji: Do jem përherë krah demokratëve!

Shkruar nga Pamfleti

"Kam bërë burg për PD", Salianji: Do jem

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur pas përfundimit të takimit në qytetin e Durrësit.

Salianji u shpreh se procesi i ripërtëritjes së PD-së duhet përshpejtuar, gjë që sipas tij, e tregoi edhe pjesëmarrja qytetare në takimin e zhvilluar ditën e sotme.

Ai theksoi se ka bërë burg për Partinë Demokratike dhe se do të jetë gjithmonë në krah të çdo demokrati e qytetari.

“Ajo që unë kam thënë se duhet përshpejtuar procesi i ripërtëritjes së PD-së, besoj se u tregua në një sallë që ishte e tejmbushur dhe që kishte njerëz pafundësisht jashtë. Ky është një zgjim për PD-në.

Shumë prej figurave të rëndësishme nuk janë kontaktuar në 7 muajt e fundit dhe unë falenderoj çdo demokrat që ishte këtu, gjithë strukturën e lartë të PD-së të zgjedhur me votë për degën Durrës që ishte këtu.

U kërkua nga miq që të bënim takimin këtu dhe ne ishim të pranishëm. Unë jam përherë në krah të qytetarëve dhe demokratëve. Unë kam bërë burg për PD-në. Shumë prej nesh këtu kanë sakrifikuar vendet e punës dhe financat, si dhe kanë mbajtur mbi supe represionin”, tha Salianji për “A2 CNN”.

1 Komente

  1. p
    populli

    ke bere burg si mashtrus dhe shpifes o kellire, kusheri i Ilir Metes

    Lini një Përgjigje