TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2023, 23:00

“Kam marrëveshje me gjigandin Sali Berisha”, Meta optimist: Më 14 maj fitojmë trekëndëshin Tiranë-Durrës-Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

“Kam marrëveshje me gjigandin Sali Berisha”, Meta optimist:

Kryetari i PL, Ilir Meta është shprehur i bindur se kandidati për bashkinë e Tiranës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, më 14 maj fiton me më shumë se 60% të votave.

I ftuar në emisionin “Opinion” Meta tha se objektivi kryesor o tyre është fitorja e bashkive kryesor se Tirana, Durrësi dhe Elbasani, për të cilat ai shprehet optimist.

Kam marrëveshje me gjigandin Sali Berisha. Dy gjëra kemi ne transparencë absolute në bashki dhe kjo është në interes të qytetarëve. Ju në 4 vjet nuk keni parë asnjë mbledhje të këshillit bashkiak të të Tiranës dhe çdo gjë ka kaluar me firmën e asaj që nuk e njihnim. Mua më intereson, Bashkia e Tiranës, para të gjithë qytetarëve, sa janë investimet, shpenzimet, rruga, kopshtet, çerdhja. Bashkia e Tiranës është fituar me 60%. Fitorja e trekëndëshit Tiranë Durrës dhe Elbasan është fitore e pa diskutueshme, është minimumi që mund të fitojmë. Nuk ndodh që mos fitojmë. Nuk ka dështim për opozitën në këto zgjedhje”, tha Meta

Kryetari i PL, tha gjithashtu se një tjetër objektiv i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është dhe fitorja e 80% e këshillave bashkiakë në të gjithë vendin.

Objektivi të kemi 80% të këshillave bashkiakë. Përsa i takon çështjes së kandidatëve, absolutisht nuk ka limit këtu se garojmë në të gjitha bashkitë. Në Korçë është e pa diskutueshme fitorja. Shqiptarët të shkojnë të votojnë, pasi ai që nuk voton nuk ka të drejtë të kërkoj llogari nesër. Fitorja do të jetë e thellë në të gjithë Shqipërinë”, tha Meta

meta 14 maji zgjedhjet

Lini një Përgjigje