TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2023, 22:25

“Së shpejti do të kemi të tjerë non-grata”, ambasadori britanik fut në “ankth” politikën shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

“Së shpejti do të kemi të tjerë non-grata”,

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme politikanë të tjerë do të shpallen “non-grata”.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai tha se kjo bëhet për të mbështetur institucionet e drejtësisë shqiptare në shërbim të luftës ndaj korrupsionit dhe llogaridhënies.

Po mund të ketë. Ky nuk është vendimi im por po diskutohet nga qeveria, kjo bëhet sa herë ka çështje kundër korrupsionit. Kjo shihet si mbështetje për institucionet e pavarura në Shqipëri për të luftuar korrupsionin, llogaridhënia është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Ambasadori ka shtuar se emrat mund të jenë si nga opozita ashtu edhe nga qeveria, pasi sipas tij një vendim i tillë nuk varet nga sfondi, por nga aktet e gjithsecilit.

Sanksionet tona zbatohen në të gjithë spektrin, nga biznesi e të tjerë. Nuk bazohemi tek sfondi por tek aktet e tyre”, tha ai.

Ambasadori foli konkretisht edhe mbi shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe arsyet që qëndrojnë pas një vendimi të tillë.

Sa i përket bashkëpunimit me Berishën si drejtues i opozitës, ai u shpreh se qasja e qeverisë së vendit të tij është të mos bashkëpunojë me persona të sanksionuara nga Britania, SHBA apo partnerët.

ambasadori britanik non grata

Lini një Përgjigje