
Kryeministri Edi Rama duket se nuk e aprovon figurën e kryebashkiakut, Erion Veliaj në krye të Partisë Socialiste.
I ftuar në emisioni “Now” në “EuronewsAlbania”, kryeministri u pyet në rast se e shikon Erion Veliajn si pasuesin e tij në krye të Partisë Socialiste, Rama tha se kjo temë nuk i intereson dhe se lideri i ri do zgjidhet nga anëtarët e Partisë Socialiste në momentin kur të kenë nevojë për lider të ri.
Pjesë nga biseda në studio
Erla Mëhilli: A do jetë ai pasuesi juaj në PS?
Edi Rama: Nuk është kjo tema që më ka interesuar ndonjëherë. Më thonë shumë njerëz po pasardhësi? Unë mendoj se kjo nuk është detyra ime, kjo do jetë detyra e atyre që do kenë nevojë për një lider tjetër kur unë të mos jem më aty. Do ta zgjedhin ata që do duan të vazhdojnë dhe do zgjedhin liderin. Nuk do e zgjedh unë.
Erla Mëhilli: Ju do ia jepni votën zotit Veliaj për kryetar?
Edi Rama: Nuk jemi akoma aty. Unë do jem një anëtar i thjeshtë i Partisë Socialiste dhe do marr pjesë në votim, por se kush do jetë lideri ynë pas meje, këtë gjë do e vendosim kur të kemi nevojë për një lider tjetër.
Lini një Përgjigje