TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2026, 12:25

Tensionet para Kuvendit, Balla sulmon protestuesit: Nuk zmbrapsemi nga një grup mbeturinash

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet para Kuvendit, Balla sulmon protestuesit: Nuk zmbrapsemi nga një
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka sulmuar protestuaesit në fjalën e tij për mediat pas daljes nga seanca plenare.

Teksa protestuesit tentuan të ndalojnë dhe hyrje-daljet e deputetëve me anë të goditjeve me vezë dhe shishe, Balla i quajti ata 'një grup mbeturinash sociale dhe politike'.

“Sikur kanë ata të drejtë të protestojnë edhe ne kemi të dejtë të votojmë ligjet, të bëjmë detyrën që na kanë votuar njerëzit. Janë 856 mijë e 177 shqiptarë që kanë bërë këtë grup parlamentar.

Një kontratë që nuk e luan as topi, kontratën e PS-së me shqiptarët. Unë jam mësuar me këtë e në këto 13 vite të qeverisjes tonë, në vlerësimin tim ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që parlamenti duhet të shpërndahet.

Sot edhe shqiptari më skeptik sa i përket pjesës që këtu është një skenar tërësisht jo shqiptar në këtë moment historik, ndërsa Kuvendi duhet të votojë ligje që lidhen me anëtarësime që lidhen me BE, ky skenar nuk është i papritur, e kemi parë në vende të tjera. Brenda atij grupi që dhunon e plagos tre punonjë spolicie, gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit, kush sulmon policinë ka sulmuar shtetin. Dua të jem i qartë, të mbështes policinë, ti bëhet me dije kujtdo që ngre dorë kundër policisë, do përballet me forcën e policisë”, tha Balla.



grup mbeturinash balla

4 Komente

  1. e
    ewrv

    Po mundohen te ndalin shitje e shqiperise qe ti pis bashke me kermat e tjera po beni realitet..

    1. T
      TRASHEGIMTARET E MERMERIT TE MALIT TE GOSTENCKES.S

      A ka me plere se Tao?????????

        1. R
          RIMI

          DO PERGJIGJESH DHE TI O bOSS PER PYJET QE KE PRERE ;)

          Lini një Përgjigje