
Iris Luarasi, e cila kandidon në listën e mbyllur të PS-së për Qarkun e Tiranës, në podcasting ‘Të Pashoq’ ka folur për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit.
Luarasi ka treguar se çfarë qëllimi do të ketë në Parlamentin e ardhshëm dhe cilat do të jenë propozimet e saj.
-Çfarë do të bëjë Ilir Luarasi në Parlament?
Kam pasur gjithmonë 2 kauza shumë të rëndësishme që kanë lidhje edhe me jetën time. E para ka të bëjë me të drejtën e njeriut dhe kryesisht të drejtat e grave. Elementi tjetër ka të bëjë me të rinjtë. Këto 2 gjëra do ngelen të rëndësishme për mua. Kemi dërguar kauza të rëndësishme në Parlament, ligji për masa ndaj dhunës familjare ku u mblodhën 22 mijë firma. Tre vite më përpara çuam në Parlament një nismë tjetër për krijimin e një regjistri publik për autorët e krimeve seksuale.
Kemi qenë të aftë që të marrin parasysh këto drafte për t’i bërë ligje në kohën që nuk ishim pjesë e vendimmarrjes. Kjo do jetë gjëja që do doja të beja në Parlament. Një gjë tjetër që duhet të sjellim në Parlament është dhuna online dhe gjuha e urrejtjes që ka një ndikim të madh në jetën e grave dhe vajzave, pasi ato janë viktimat më të mëdha.
Lini një Përgjigje