TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 20:36

Poli Hoxha: Berishës nuk i intereson PD, heqjen e "non gratës" e do për fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Poli Hoxha: Berishës nuk i intereson PD, heqjen e "non

Gazetari Poli Hoxha në podcastin ‘Të Pashoq’ ka folur lidhur me kontratën e lobimit të PD në SHBA, e cila ka një vlerë prej 6 milionë dollarë.

Ai shprehet se lidhur me heqjen e "non gratës", Berishës nuk i intereson për PD, por për fëmijët dhe hallet e tij personale.

Kjo shumë e majme lobimi mund të jetë hedhur për shkak se PD dhe Berisha kërkon që t’i hiqet me urgjencë për 11 Majin.

Nuk e ka fare non-gratën. Berisha arriti që duke qenë non grata e ka një 30 përqind. Aq shkon Berisha, nuk bën diferencë. Heqjen e non gratës e do tek pallati qelq, pra tek SPAK. Non grata i duhet për të dhënë mesazh SPAK se Amerika e Trump e mbështet sepse ka një gjyq atje së bashku me fëmijët. Ai do të t’i hiqet non grata fëmijëve, sepse janë si familje non grata.

Basha e fitoi betejën me Berishën për Amerikën, tani është kthyer Basha në proamerikanin më të madh. Amerika njihet për monumentalizmin e institucioneve të veta. I intereson te ato që ka në SPAK, pasuritë dhe burgu.

A e dinte ai se do t’i kthehej në boomerang dhe do t’i ndikojë në rezultatin e zgjedhjes?

 

Nuk është lobim për PD, sepse Berishës nuk i intereson fiton. Nëse do ta donte fitoren, nuk fuste njerëzit më të urryer brenda PD në listë të mbyllur, madje të luftonte të ishte listë e hapur. Ai e ka problemin vetëm me SPAK, sepse ka proces përpara për shumë çështje të tjera që nuk janë hapur akoma. Berisha mashtroi me procesin e Primareve dhe flaki besnikët në krijimin e listave.

 

Lini një Përgjigje