
“Përtej zgjedhjeve të 11 majit, një qëllim kryesor është padyshim heqja e Sali Berishës dhe familjes së tij nga lista e personave të padëshiruar në SHBA
Një kontratë me vlerë 6 milionë dollarë mes Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe kompanisë lobuese me qendër në Florida, “Continental Strategy” vijon të tërheqë vëmendjen dhe të pasohet me reagime të shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Është pikërisht vlera e kontratës që duket se ka tërhequr vëmendjen, pasi ajo jo vetëm është më e madhja që një parti apo grupim politik në Shqipëri ka paguar në 34 vitet e pluralizmit, por edhe është edhe më e madhja që kompania lobuese ka përfituar, referuar dokumenteve zyrtare të depozituara në FARA, ka nënshkruar që nga momenti i themelimit të saj.
Referuar kontratës së nënshkruar nga Flamur Noka në emër të koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’, demokratët do të paguajnë 250 mijë dollarë në muaj, por me të drejtën që mund ta ndërpresin në çdo kohë, pra që nuk është e thënë që ajo të qëndrojë në fuqi për dy vite.
Continental punëson një listë lobistësh me lidhje me Trumpëorld, përfshirë Katie Wiles, nëna e së cilës është Shefe e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles. Sipas Partisë Demokratike të Shqipërisë, shpenzimet për punën e Continental po mbulohen nga “Fondacioni “Make Albania Great Again” - një organizatë e themeluar së fundmi nga një kontraktor i Neë Jersey-t dhe e regjistruar në një adresë banimi në periferi.
Continental Strategy ka lidhje të thella me figurat e administratës Trump, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i cili ka fuqinë për të hequr Berishën nga lista e zezë.
Përveç Katie Ëiles - të cilën firma e ngriti në detyrë si drejtoreshë e zyrave të saj të lobimit në Ëashington DC dhe Jacksonville menjëherë pasi Trump emëroi nënën e saj si shefe të stafit të tij - Continental punëson Alberto Martinez, një ish-shef i stafit të Senatit për Rubion. Themeluesi i firmës, Carlos Trujillo, është një ish-kongresmen i Floridës, të cilin Trump e zgjodhi si ambasador në Organizatën e Shteteve të Amerikës Latine gjatë mandatit të tij të parë.
Zyrtarë të PD-së kanë shmangur komentet publike lidhur me këtë kontratë, ndërsa I qëndrojnë tezës se paratë po paguhen nga shqiptarët atdhetarë të SHBA, si shenjë mbështetjeje ndaj PD-së dhe Sali Berishës.
Fred Abrahams, një njohës shumë i mirë i Shqipërisë, pavarësisht se herë shfaqet si mik i Edi Ramës dhe herë kritik i tij, në postime në rrjetet sociale ka komentuar lidhur me këtë kontratë lobimi.
“Përtej zgjedhjeve të 11 majit, një qëllim kryesor është padyshim heqja e Sali Berishës dhe familjes së tij nga lista e personave të padëshiruar në SHBA. Me lidhje me Susie Wiles, Rubio dhe të tjerë, kjo kompani lobuese mund ta bëjë këtë”, shkruan Abrahams në një prej postimeve në X.

Ndërkohë në një tjetër postim, Abrahams shkruan se gara për Trumpin në Tiranë është nxehur, ndërsa PD-ja punëson firmën lobuese Continental Strategies—me rrënjë nga Florida dhe lidhje me rrethin e ngushtë. 6 milionë dollarë të paguara gjatë 2 viteve, thotë partia, nga shqiptaro-amerikanët përmes një fondacioni “Ta bëjmë Shqipërinë të Madhe Përsëri”.
The Tirana Trump race has heated up as the DP hires lobbying firm Continental Strategies—with Florida roots and inner circle ties. $6 million over 2 years paid for, the party says, by Albanian-Americans thru a “Make Albania Great Again” foundation. https://t.co/noxXDLdu4J pic.twitter.com/snjliMgRvs
— Fred Abrahams (@fredabrahams) April 28, 2025
Departamenti i Shtetit në vitin 2021 e shpalli Berishën në listën ‘non grata’, së bashku me gruan, djalin dhe vajzën e tij, sipas një ligji “anti-kleptokraci” që i lejon Departamentit të ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të zyrtarëve dhe anëtarëve të familjes së ngushtë të dyshuar për korrupsion.
Duke njoftuar këtë emërim në vitin 2021, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Berisha—i cili shërbeu si kryeministër i Shqipërisë në vitet 1990 dhe nga viti 2005 deri në vitin 2013—ka qenë “i përfshirë në akte korruptive, të tilla si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij personal dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje