TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2023, 21:29

Fushata, Celibashi letër bashkive: Brenda dy ditësh tregoni vendet e lejuara për materialet propagandistike

Shkruar nga Pamfleti

Fushata, Celibashi letër bashkive: Brenda dy ditësh tregoni vendet e

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka dërguar një letër bashkive në vend që brenda 2 ditëve, ato të përcaktojnë vendet publike për afishimin e materialeve propogandistike të fushatës elektorale. Në çdo cep shihen banderola, ndonëse kur u bë reforma zgjedhore u ra dakord që të mos ketë të tilla materiale.

Në këtë shkresë, Celibashi nënvizon se për këtë kërkesë janë marrë në konsideratë edhe denoncimet që janë adresuar në KQZ, që lidhen me përcaktimin e këtyre vendeve nga ana e bashkive.

Brenda 2 ditësh nga marrja e kësaj shkrese, ju lutem dërgoni në KQZ listën e vendeve të lejuara për afishimin e materialeve propogandistike për fushatën zgjedhore. Kjo listë dhe vendimi përkatës për caktimin e këtyre vendeve, duhet të publikohet menjëherë në faqen elektronike të institucionit tuaj”, thuhet në shkresën e Komisionerit Shtetëror, Celibashi.

Po ashtu Celibashi kërkoi dhe nga partitë sqarime se kush i financon banderolat e partive.

celibashi fushata zgjedhjet

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje