Analisti Preç Zogaj ka komentuar përçarjen në Partinë Demokratike.
Gjatë kësaj interviste për mediat ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha duhet t’i japë jetë ideve të tij për të bashkuar partinë.
“Bashkimi duke asimiluar palën tjetër, nuk ka aspak rezultat”, ka thënë ai.
Më tej shtoi se premisa për bashkim do të krijonte vetëm heqja e vijës ndarëse dhe kjo sipas tij do ti hapte rrugën një organizimi gjithëpërfshirës.
"Mendoj se bashkimi është i mundur duke hequr vijën ndarëse. Ndarja ka ndodhur për një arsye dhe heqja e vijës ndarëse krijon premisa për bashkim dhe kjo do t’i hapte rrugën një organizimi gjithëpërfshirës që synon zgjedhje të lira dhe të barabarta , nxjerrjen e një lidershipi. Kjo është rruga e Bashkimit, nuk shoh mundësi të tjera.", tha Zogaj.
Ndërkohë situata në PD vazhdon të jetë kaos.
Partia Demokratike Zyrtare në datat 5-6 Qershor ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar. Arsyeja do të jetë riorganizimi i partisë dhe zgjedhja e drejtesve të rinj.
Ky njoftim është bërë nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i cili e ka marrë këtë detyrë pas dorheqjes së Enkeljd Alibeajt.
Lini një Përgjigje