TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2023, 15:27

Si ia mori hakun Leka Zogut Edi Rama!

Shkruar nga Pamfleti
Si ia mori hakun Leka Zogut Edi Rama!
Rama duke puthur Giorgia Melonin në Moldavi

Gjesti aspak protokollar i Kryeministrit Edi Rama i cili ditën e djeshme në samitin e BE në Kishinjev të Moldavisë puthi homologen italiane, Girogia Meloni, ka bërë që rrjeti të shpërthejnë në meme dhe kritika ndaj shefit të qeverisë.

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi me ironi shkruan se me këtë veprim Rama ia mori hakun Leka Zogut.

“Shqiptari e ka në gjak kanunin e Lekës. Herët a vonë pa marrë hak nuk e len. Dje Edi Rama ia mori hakun Zogut. Ministri i jashtëm dhe dhandri i Musolinit, Galeaco Çiano, gjatë një pritjeje zyrtare në rezidencën e Zogut, kishte bërë një gjest tronditës për nderin e burrave shqiptarë: e kishte puthur në buzë Geraldinën, gruan e Zogut, mbretneshën e shqyptarëve.”, shkruan Latifi.

Kryeministri Edi Rama 24 orë pas puthjes në Melonit është bërë viral, pasi ky gjest i tij shtangu të gjithë të pranishmit, teksa pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Europian ishin edhe liderë të tjerë të Bashkimit Evropian.

rama giorgia meloni moldavi puthja

Lini një Përgjigje