Politike27 Shtator 2023, 19:03

Kërkesat e opozitës për të hetuar skandalin me TIMS dhe koncesionet në shëndetësi, Kuvendi vendos të premten

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesat e opozitës për të hetuar skandalin me TIMS dhe

Kuvendi do të diskutojë të premten mbi kërkesat e opozitës për ngritjen e 2 komisioneve hetimore.

Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në orën 11:00 ku do të ndërmerren në shqyrtim dy kërkesat e opozitës. Kërkesa e parë u depozitua nga PD-ja për ngritjen e komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS ndërsa tjetra nga Rithemelimi për koncensionet e sterilizimit.

45 deputetë të PD dhe opozitës kërkuan ngritjen e dy komisioneve hetimore për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS dhe të dhënat personale, si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë. Ajo që bie në sy në fakt në listën e deputetëve është edhe emri i Gazment Bardhit i cili njihet ende nga Kuvendi si kryetar i grupit parlamentar të PD-së.