TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2023, 15:31

Këshilli i Atlantikut, Rama: Lufta Izrael-Hamas rrezikon edhe rajonin tonë, të rrimë jashtë konfliktit

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli i Atlantikut, Rama: Lufta Izrael-Hamas rrezikon edhe rajonin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sulmet mes Izraelit dhe Hamasit, teksa e cilësoi një luftë vërtetë të rrezikshme për botën.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane, Rama tha se kaosi që po përhapet në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në rajonin tonë nëse nuk bëjmë asgjë për ta mbajtur nën kontroll.

“Lufta mes Izraelit dhe Hamasit është vërtet e rrezikshme, sepse Hamasi dhe ata që e mbështesin janë agjentë të vërtetë kaosi. Dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo jo vetëm në Lindjen e Mesme mund të ndikojë dhe në rajonin tonë nëse nuk jemi të ndërgjegjshëm dhe nuk bëjmë gjënë e duhur për ta mbajtur jashtë këtë konflikt”, tha Rama.

Më tej, kryeministri tha se për të mos rënë pre e konfliktit duhet të trefishojmë përpjekjet për të bërë paqe.

“Duhet të mos biem pre e konfrontimeve dhe përshkallëzimeve por të trefishojmë përpjekjet për të normalizuar dhe bërë paqe”, tha ai.

rama këshilli i atlantikut lufta izrael hamas rajon

Lini një Përgjigje