Ditës e sotme në 25 vjetorin e Kushtetutës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj i dha disa mesazhe të qarta politikës.
Ajo theksoi se pushteti gjyqësor mund të funksionojë vetëm kur është i pavarur, duke nënkuptuar këtu kritikat ndaj gjyqtarëve, si një e drejtë e lirisë së shprehjes.
Sipas saj këto kritika nuk duhet të kthehen në sulm apo si mjet presioni ndaj tyre.
“Kritikat ndaj Gjykatës dhe gjyqtarëve të saj janë një indikator i lirisë së shprehjes për të cilën ne të gjithë kemi luftuar, por deri në atë masë që nuk kthehen në sulm ose mjet presioni ndaj tyre. Mos të harrojmë, pushteti gjyqësor, mund të luajë rolin e tij kushtetues vetëm nëse është i pavarur. Politizimi i gjyqësorit dhe gjyqësorizimi i politikës kanë qenë dhe janë fenomene, të cilat përbëjnë sfida të vazhdueshme të demokracive në zhvillim, por edhe të atyre të konsoliduara”, tha ajo.
Pas këtij reagimi të Zaçajt, nuk ka munguar një koment nga Sali Berisha, që u pyet sot nga mediat për fjalën e kryetares së gjykatës më të lartë.
“Ky është tipik fjalori i Shvejkut. Jo i thuaj zonjës Zaçe, është politizimi i gjyqësorit që po i çjerr maskën reformës së re dhe po të kishte ndërgjegjen minimale si juriste konstatonte se ajo zonja (Enkelejda Millonai) që mban dosjen për të mos shkuar në Kushtetuese e mban për ligjet obskure me Taulant Ballën.
Zonjën Zaçe nuk e njoh personalisht, por këto janë deklarata të tipit Shvejk. Nuk është ky politizim i drejtësisë, por gjyqsorizim i politikës. Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, kush ia dha këtë term asaj? Gjejeni pak, qenka interesante.” tha ai.
Lini një Përgjigje