TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 18:21

Kokalari kërkon grupim kundër Berishës: Mos i kërkoni dorëheqjen, duhet të mblidhemi dhe ta izolojmë politikisht

Shkruar nga Pamfleti

Kokalari kërkon grupim kundër Berishës: Mos i kërkoni

Evi Kokalari ka vijuar me sulmet dhe akuzat ndaj Sali Berishës. Ajo ka folur sot mbi deklaratat e Berishës se nuk dorëhiqet, duke thënë se për sa kohë ai mban pas vetes emra si Vokshi, Noka apo Meta nuk ka të ardhme PD. Kokalari ka hedhur idenë e krijimit të një grupimi të ri përtej Berishës.

Mos i kërkoni Berishës të jap dorëheqjen. Jo se dëmi nuk është bërë, por është në të drejtën e tij të rri në PD, dhe mirë bën të mbaj me vete dhe Vokshin, Bozdon, Nokën e monstrat si Kalaja, pse jo, dhe Metën.

Ky grup duhet izoluar politikisht, dhe kjo bëhet duke mbledhur të gjitha forcat e tjera bashkë, fut këtu dhe diasporën, në një alternative të re. Dhe me 'forcat e tjera,' kam parasysh të gjithë që mund të bashkohen në bazë llogjike, pra forcat që e kuptojnë që ne kemi një të keqe në mes nesh që duhet shkulur me gjithë rrënjë”, thekson ajo.

kokalari berisha

Lini një Përgjigje