TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 18:13

Pas dorëheqjes së Alibeajt, vartësit e Berishës hidhen në sulm: Sillni vulën në seli, na lini të riorganizojmë PD

Shkruar nga Pamfleti

Pas dorëheqjes së Alibeajt, vartësit e Berishës hidhen

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga posti i drejtuesit të komanduar të partisë demokratike, ka ardhur edhe reagimi i parë nga grupimi i Berishës.

Edith Harxhi ka reaguar menjëherë me anë të një postimi në Facebook, ku i është drejtuar dy nën kryetarëve Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku që të rikthejnë vulën e PD-së në Selinë e Partisë Demokratike, ku për momentin është vendosur i gjithë grupimi i demokratëve që mbështesin Sali Berishën.

Tani që Enkelejdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, #JoridaTabaku #GazmendBardhi dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!”, shkruan ajo.

berisha vula pd

Lini një Përgjigje