TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 16:44

“Eh mor Edi Rama, sa të pjell mendja për shejtanllëqe”, Artan Hoxha kujton paktin e 17 majit: Me një qepalla sigurove 3 mandate

Shkruar nga Pamfleti

“Eh mor Edi Rama, sa të pjell mendja për

Gazetari Artan Hoxha, ka kujtuar sot takimin e famshëm Rama-Basha. Më 17 maj 2017, Ram e Basha bënë paqe dhe i dhanë goditje Ilir Metës. Sipas Hoxhës, falë atij pakti, kryeministrit mori mandatin e tretë dhe nuk dihet se kur do të ndalojë.

E harruam fare…

Sot qenka 17 maj, dite feste për politikën shqiptare.

Kjo rrokja e dorës mes kryeministrit Rama dhe ish-kryetarit të opozitës Basha, fiks 6 vite më parë, solli një epoke të re në politikën shqiptare…

Çimentoi vazhdimësinë në pushtet të “Rilindjes”, madje pa pasur as nevojën e aleatëve…

Eh mor Edi Rama, sa te pjell mendja për shejtanllëqe…

Me një qepalla, sigurove të paktën nja tre mandate në krye të qeverise.

Lëre pastaj që i palose katër fitore zgjedhore rresht, 2017, 2019, 2021, 2023, dhe nuk dihet kur do t’i dale tymi kesaj pune….”, shkruan Hoxha.

rama basha pakti

Lini një Përgjigje