Politike21 Prill 2023, 18:32

Kolegji Zgjedhor rrëzon dyshen Meta-Berisha, logot e partive do të jenë në fletën e votimit

Shkruar nga Pamfleti

Kolegji Zgjedhor rrëzon dyshen Meta-Berisha, logot e partive do të

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar manovrat e dyshes Meta-Berisha për të manipuluar votuesit përmes fletës së votimit. Pak më parë është vendosur që në fletën e votimit të jenë dhe logot e partive dhe koalicioneve.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ju drejtua Kolegjit Zgjedhor me një kërkesë të pazakontë, pasi kërkonte që logot e partive të mos vendoseshin në fletën e votimit. Sipas tyre një gjë e tillë e rëndonte fletën.

"Ndryshimin e Vendimit nr.62, datë 19.04.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur: Ndryshimin e vendimeve nr. 360 dhe 363 të KSH, datë 15.04.2023, duke ndryshuar përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie, Bashkia Tiranë, si dhe për 60 bashkitë e tjera në vend, duke vendosur heqjen e Logos së Partive dhe/ose të Koalicioneve, nga përmbajtja e fletës së votimit për Kandidatët për Kryetar Bashkie", thuhej në kërkesën e kaolicionit.

Por halli ishte diku tjetër. Ata nuk duan që në fletën e votimit të jetë logoja e PD nga frika se votuesit do votojnë kandidatët e Alibeajt. Mirëpo Kolegji ka vendosur që fleta të ketë logo, duke rrëzuar në këtë mënyrë këtë skenar.

Pas pak do të vendoset dhe për kërkesën e dytë që ka të bëjë me emrin në fletën e votimit. Koalicioni kërkon që në fletën e votimit krah emrit të koalicionit të jetë dhe emri i Berishës. Mirëpo Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi që të jetë emri i Ilir Metës. 

Edhe kjo manovër ka të bëjë me dekurajimin e votuesit. Berisha e di se demokratët nuk votojnë emrin e Ilir Metës dhe kërkon të jetë emri i tij. Tani e ka në dorë Kolegji. /Pamfleti

Kolegji Zgjedhor rrëzon dyshen Meta-Berisha, logot e partive do të
Modeli i fletës së votimit i miratuar nga KQZ

kolegji meta berisha logot