TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Gusht 2025, 18:55

"Kompania e Blendi Gonxhes nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim", Balliu denoncon: Rama i fal 1.2 milionë euro borxhe

Shkruar nga Pamfleti

"Kompania e Blendi Gonxhes nuk ka paguar asnjë qindarkë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë Rama për standarde të dyfishta në trajtimin e qytetarëve dhe klientëve të saj politikë, duke marrë si shembull çështjen e Blendi Gonxhes.

Balliu denoncon se ndërkohë që qytetarët e thjeshtë ndëshkohen me burg për fatura minimale të energjisë elektrike, qeveria i fal borxhe milionëshe drejtuesve dhe të afërmve të pushtetit.

“Shqiptarët futen në burg për 10 mijë lekë drita, ndërsa Blendi Gonxhes qeveria i fal 1.2 milionë euro borxhe”, shkruan Balliu.

Sipas tij, Gonxhe rezulton pronar faktik i kompanisë Albarent, e regjistruar në emër të bashkëshortes së tij. Balliu shton se kjo kompani nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim për një periudhë shtatëvjeçare.

“Shqiptarët futen në burg për 10 mijë lekë drita, ndërsa Blendi Gonxhes qeveria i fal 1.2 milionë euro borxhe. Si pronar i kompanisë Albarent, të regjistruar në emër të gruas së tij, Gonxhe për shtatë vite nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim.

Kompania u mbyll nga Ministria e Financave për detyrime të papaguara, por më pas u rihap dhe sipas burimeve mediatike, borxhi prej 1.2 milionë eurosh mbeti i pashlyer.

Ky është realiteti i Shqipërisë së Edi Ramës: qytetarët ndëshkohen me burg për borxhe minimale, ndërsa klientëve të pushtetit u falen miliona euro”, shkruan Klevis Balliu në “Facebook”.

 

Lini një Përgjigje