TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 15:09

Konflikti  në Kashar, Muçollari: Shkak një votë e pavlefshme

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti  në Kashar, Muçollari: Shkak një votë e

Një incident i tensionuar ka ndodhur gjatë procesit të numërimit të votave në njësinë administrative Kashar, duke detyruar autoritetet të pezullojnë përkohësisht punën.

Sipas kandidatit të Partisë Demokratike për deputet, Grigels Muçollari, shkaku i konfliktit ka qenë një votë e pavlefshme, e cila ka nxitur debate mes përfaqësuesve politikë në qendër të numërimit.

Muçollari ka deklaruar për Neës 24 se përplasja ka nisur rreth votave preferenciale të maxhorancës dhe ka përfunduar me dhunë ndaj sekretarit të KZAZ-së, i cili sipas tij është përfaqësues i PD-së.

"Është një konflikt për një votë të pavlefshme. Kanë qenë persona të caktuar që kanë goditur sekretarin e KZAZ, që janë të PD. Nuk e di nëse janë mbështetës të Ornaldo Rakipit, por ishin përfaqësues të maxhorancës, se konflikti kishte nisur për votat preferenciale të maxhorancës. Po i kërkojnë policisë që të marrë masa. Mesa di unë, nuk është arrestuar asnjë njeri", tha ai.

 

Lini një Përgjigje