TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2023, 11:54

Kongresi i PS/ Blendi Klosi lavde liderit si në komunizëm: Ne kemi Ramën prandaj është e shkërmoqur opozita!

Shkruar nga Pamfleti
Kongresi i PS/ Blendi Klosi lavde liderit si në komunizëm: Ne kemi
Blendi Klosi

Foli pak, por kishte dy mesazhe, sulmoi opozitën dhe thuri lavde për Ramën.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ishte i dyti që mori fjalën në Kongresin e PS-së.

Foli pak, por kishte dy mesazhe, sulmoi opozitën dhe thuri lavde për Ramën.

“Në koalicion apo jo, të gjithë ata janë shkërmoqur. Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Më lejoni që dhe në emrin tuaj, të deklaroj të hapur këtë Kongres.

Ne do të pasqyrojmë se si ia kemi dalë për të mbajtur fjalën e dhënë. Do të flasim për ekonominë, drejtësinë, sigurinë, politikat europiane, dhe për PS, se si duhet ta rienergjizojmë dhe më shumë” tha ai.

kongresi i ps

Lini një Përgjigje