
Teksa PS ka mbledhur kongresin e partisë sot me 8 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha ka një mesazh për Edi Ramën.
Ai është shprehur se Partia Demokratike do ta fitojë betejën me qeverinë Rama, por sipas tij për këtë ka vetëm një kusht.
Berisha shprehet se për arritjen e fitores duhet angazhimi dhe mobilizimi i të gjithë të rinjve shqiptarë në vend, që sipas tij, i kanë rezistuar gjenocidit të Ramës.
“Sot, Edi Rama mblidhet se mendon se na impresionon. Mblidhet me 8 dhjetor. Ai mblidhet në mendësinë e të atit të tij dhe dajës së tij xhelat.
Më 11 dhjetor, zëri më vokal për të përdorur forcën kundër studentëve në plenumin e Komitetit Qendror që u mblodh atë ditë, ishte Baba Pilo, ishte Spiro Koleka, e përdora siç e përdorte Edi Rama.
Dhe sot ai ka rikthyer egërsisht pushtetin monist të etërve të tij.
Pra, ky 8 dhjetor që është bërë i pavdekshëm në libra, i pavdekshëm në ndryshimet epokale të Shqipërisë, është një kushtrim për çdo shqiptar, të ngrihemi me sakrifica, me vendosmëri, të përmbysim diktaturën e re, diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje