Romina Kuko ka marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Sot u bë konstituimi i këshillit dhe socialistët votuan Romina Kukon për kryetare të këshillit. Ajo u propozua nga kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë, Eridian Salianji.
“Romina Kuko ka përfunduar studimet për Psikologji në Universitetin e Shefildit, ku është diplomuar me titullin Honors. Ajo ka një eksperiencë të spikatur 17-vjeccare, në sektorin e sigurisë ku veçojnë angazhimin e saj pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoria e NATO-s, 8 vjet në OSBE dhe që nga 2017 zv. Ministre e Brendshme. Ajo ka shërbyer me profesionalizëm në Këshillin Bashkiak 2019-2023 dhe është aktiviste e kauzave sociale”, tha Salianji.
Ndërkohë po sot është bërë dhe betimi i anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Lini një Përgjigje