TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2025, 17:33

"Opozita vijon avazin e vjetër", Lubonja: Qeveria e zhytyr në korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

"Opozita vijon avazin e vjetër", Lubonja: Qeveria e zhytyr

Analisti Fatos Lubonja ka folur lidhur me situatën politike në vend, korrupsionin dhe opozitë.

Lidhur me Partinë Demokratike, “Foltorja”, apo takimet e Ervin Salianjit, Lubonja tha se është për të ardhur keq që opozita vazhdon të qëndrojë në stilin e vjetër.

Ai u shpreh kritik edhe ndaj mazhorancës, duke thënë se është e përfshirë nga skandale dhe korrupsioni.

“Është një thirrje që bëhet nga njerëz që kanë humbur njëlloj besimi, një thirrje që thotë bashkohuni në udhëheqjen tonë, por ajo që ka munguar gjithmonë është përfshirja reale e rinisë. Politika jonë e ka katandisur popullin si spektator që rri në stadium. Demokracia është pjesëmarrje në jetën politike të vendin, vendimmarrje e përbashkët. Ky autoritarizëm që kërkon rininë në një moment të caktuar për protestë, por që nuk e mobilizon ditë për ditë, nuk ecën. Mazhoranca është katastrofë, por edhe opozita në stilin e vjetër”, tha Lubonja.

Analisti u shpreh gjithashtu se ka një mungesë të ndjeshmërisë, pavarësisht të gjitha skandaleve të ndodhura, teksa shtoi se janë vjedhur miliona euro dhe rinia është tejet indiferente.

“Më duket sikur janë të gjithë në një teatër”, tha Lubonja për “News 24”.

Lini një Përgjigje