TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2026, 13:54

Kosova, arena e përplasjeve gjeopolitike SHBA- Europë

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Kosova, arena e përplasjeve gjeopolitike SHBA- Europë
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani /

Përplasja mes SHBA dhe Gjermanisë po reflektohet në krizën politike të Prishtinës dhe në vendimin e Albin Kurtit për të mos kandiduar Vjosa Osmanin...

Kriza e fundit institucionale në Kosovë duket se tejkalon rivalitetet e brendshme politike dhe lidhet me një përplasje më të gjerë mes fuqive perëndimore për ndikim në rajon. Vendimi i Albin Kurtit për të mos rikandiduar Vjosa Osmanin për presidente vjen në një moment kur SHBA dhe Gjermania kanë pozicione të ndryshme për zhvillimet politike në Prishtinë. Lëvizjet diplomatike të ditëve të fundit, presioni mbi partitë opozitare dhe heshtja e disa aktorëve ndërkombëtarë tregojnë se Kosova është kthyer sërish në një terren rivaliteti gjeopolitik. Në këtë kontekst, kriza aktuale mund të jetë pjesë e një rikonfigurimi më të madh të influencës politike në Ballkan.

Kriza më e fundit në të cilën ka hyrë Kosova, që përbën një rrezik të madh jo vetëm për shtetin më të ri në Europë, por për gjithë hapësirën shqiptare, duket se është një lojë që shkon përtej aktorëve politikë të shtetit.

Prej vitesh tashmë, ky vend është bërë një viktimë e përplasjeve të reja mes Fuqive të Mëdha Botërore, përkatësisht ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës, në veçanti Gjermanisë.

Kosova mund ta zgjidhte Presidentin, ndoshta jo mbrëmë, por mund të hynte në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit drejt raundit të tretë, ku Kushtetuta e relakson si kuorumin ashtu edhe numrin e votave, dhe vendi nuk do të hynte në një traumë siç ndodhi.

SHBA dhe Gjermania janë përplasur fort në Kosovë dhe vetëm një ditë përpara seancës për Presidentin e Republikës, në Prishtinë ka pasur një lëvizje të madhe diplomatike në dy qarqet politike.

SHBA ka mbledhur të gjithë opozitën e Kosovës, përkatësisht krerët e partive, për të mos hyrë në një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit me Vetëvendosjen.

Nga ana tjetër, gjermanët kanë luajtur gjithashtu fort që Vjosa Osmani të mos jetë Presidente e Republikës. Një lëvizje që do ta dëmtonte shumë Albin Kurtin, pasi ata të dy kanë qenë aleatë politikë deri dy ditë më parë, edhe pse kanë pasur ndarje dhe kundërshti mes tyre.

Albin Kurti vendosi të mos e kandidojë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë, edhe pse ajo ka qenë një nga aleatet më të rëndësishme politike të tij që nga viti 2021.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku Vetëvendosje arriti të marrë 51% të votave, pra shumicën absolute, një kontribut të rëndësishëm pati edhe Vjosa Osmani, e cila caktoi datën e zgjedhjeve pikërisht në një kohë kur në Kosovë vijnë emigrantët. Ata i dhanë Albin Kurtit më shumë se 140 mijë vota, përkatësisht numrin e nevojshëm për të arritur mazhorancën i vetëm.

Albin Kurti, me një mazhorancë të tillë, që jo vetëm i zgjat pa probleme një legjislaturë, ku mund të miratojë të gjitha ligjet e qeverisë pa problem, një Vjosa Osmani në Presidencë nuk i prishte punë.

Edhe sikur ta bezdiste për të kënaqur egon e saj, apo për të rritur influencën politike për të ardhmen, Albin Kurti nuk do të pësonte asgjë politikisht.

Largimi i Vjosës thjesht për ego, inat apo zënka sentimentale mund të ndodhë vetëm nëse Kurti është një personazh irracional. Gjë që gjatë viteve në politikë ai ka treguar të kundërtën; madje shpesh është përshkruar si një politikan i ftohtë në kalkulim dhe i kujdesshëm në veprimet e tij.

Kështu që shkaqet që kanë detyruar Albin Kurtin të hyjë në një përplasje të tillë në nisjen e mandatit të tretë në krye të qeverisë së Kosovës duket se janë të tjera.

Një version është ai i një verifikimi profilaktik. Pra, largimi i Vjosa Osmanit për të parandaluar një skenar të ngjashëm me atë të vitit 2020, kur amerikanët ndihmuan në rrëzimin e qeverisë së tij përmes krijimit të një mazhorance tjetër në Kuvend. Megjithatë ky version nuk bind shumë, pasi një ndërhyrje e tillë sot duket e pamundur për shkak të shumicës së fortë parlamentare që Kurti ka.

Versioni më i mundshëm duket një lojë shumë më e madhe, që nuk e ka burimin në Prishtinë, por në qendrat e mëdha politike perëndimore.

Ky veprim i fortë, që e ekspozon Albin Kurtin edhe përballë administratës Trump, e cila është investuar publikisht për të mbajtur Vjosa Osmanin në Presidencë, duket se vjen nga Berlini.

Gjermania, e cila e ka mbështetur Albin Kurtin që në fillimet e karrierës së tij politike, duket se kërkon t’i përgjigjet Uashingtonit me një lëvizje të fortë.

Kosova prej kohësh është kthyer në një terren të përplasjes së influencave ndërmjet fuqive perëndimore për ndikim politik në rajon.

Është interesante se deri tani nuk kemi parë asnjë deklaratë të ambasadës amerikane, ndoshta edhe sepse vëmendja ndërkombëtare është përqendruar në zhvillime të tjera globale.

Megjithatë, heshtja shpesh flet më shumë sesa deklaratat, flet për një epokë të re në Ballkan, ku një plan i ri pritet të zbatohet. Këtë plan e dinë pak vetë, por Albin Kurti në Kosovë e di më mirë se të gjithë të tjerët, ngaqë ja kanë thënë mbështetësit e mëdhenj të tij në Berlin. Siç e di edhe Edi Rama me Aleksandar Vuçiç, të cilët qeveria gjermane i poshtëroi duke firmosur së bashku një opinion të hartuar nga diplomatët e Berlinit në Frankfurter Alemagne Zeitung.

Duket se kemi të bëjmë me një plan të ri, i cili së paku flet për një dobësim të faktorit shqiptar në rajon. Po veriu i Kosovës?/Pamfleti

 

kosova arena e përplasjeve gjeopolitike shba-evropë

3 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Po komentoj brënda kornizës së këtij shkrimi(Diplomatiko/Pamfleti). Po citoj një fragment nga ky postim: " SHBA ka mbledhur të gjithë opozitën e Kosovës, përkatësisht krerët e partive, për të mos hyrë në një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit me Vetvendosjen". Kjo nuk do të thotë që SHBA nuk duan Kurtin, por që ndoshta nuk duan Znj.Osmani.Ose që kushtet kur pa Vetvendosjen nuk zgjidhej Znj.Osmani Presidente , hajde e prishim lojën . Dekreti i Presidentes Osmani për shpërndarjen e Parlamentit është Antikushtetues, dhe për pasojë Znj. Osmanin e ka puth halla në të dy faqet dhe është jashtë politikës. Që sot e mot.

    1. T
      Tony

      USA me kete kokoshin qe ka ne krye me pjellen e vet, qe ulurijne si cakalle, do vetem e vetem lango bythelepires si Izraeli e nuk guxon kush t'i beje te pakten nje sugjerim se i dergon F-35. Hapni e kerkoni dokumenta qe tregojne se Izraelitet kane pas piketuar trojet Shqiptare te vendoseshin se, kudo qe shkuan krijuan vetem turbullira a prandaj vetem armiq paten. Si vend pa zot e turbullira deshen te nguleshin te ne e prape nuk heqin dore se atje ku jane ngulur ose duhet te zhdukin tere Arabet, ose duhet te zhduken vete. E kane filluar me Sazanin, por ne vegjelia nuk dime se sa troje e prona mund te kene ne trojet Shqiptare. Kam jetuar me ta, jane korrekte e duken fisnike por nuk ka me te pabese. Kur i ze mat e utregon me fakte vendin qe jane popull kopil te ardhur ne trojet e te tjereve acarohen e ikin me bisht nen shale edhe me vrap. Ne bote te pakten ne 4mije vjecaret e fundit, te gjitha Perandorite e Medha kane perfunduar ne hic, asgje, nothing. Thone qe cifutet jane inteligjente. Pergjigja ime eshte, nje mut.

    2. T
      Tony

      Dardania ka pasur do burra te gjate, trima e te mencur. Si e ulen kaq poshte mencurine populli Dardan qe i zgjodhi keta shtupa haleje e tani po vuan kapadaillekun e tyre. Nuk u merrni drune e vini ca butra te mencur e me moral e karakter Shqiptari!

      Lini një Përgjigje