Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është kundërpërgjigjur ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali sa i takon çështjes së Kosovës.
Tabaku i kërkoi Spiropalit që të pushonte, ndërsa i sugjeroi që mos të bëhej një garë se cila rezolutë për Kosovën ishte më e mirë.
“Elisa me dëgjo, pusho! Kjo lufta që ‘rezoluta ime më e mirë se e jotja, duhet të marrë fund’. Zonja kryetare, dua t’ju informoj se PE pati debat për Kosovën. Njeri është ajo që bën dhe jo ajo çfarë thotë. T’iu lëmë debatet se kush rezolute është më e mira. Ka ndodhur dhe herë të kaluara. Ka ndodhur dhe me rezolutën për Srebrenicën. S’ka asgjë të keqe se kush e bën i pari rezolutën. Ne që rrimë dhe flasim këtu gjatë gjithë ditës, ikin njerëzit.”, tha ajo.
Ndërsa Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë tha se opozita nuk ka hallin e Kosovës, por ka hallin që të sulmojë Edi Ramën.
Edhe gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçin në lidhje me miratimin e rezolutës për të dënuar sulmin në veri të Kosovës.
Sipas Bardhit PS nuk e kishte me urgjencë.
‘Qëndrimi jonë do të jetë për të dënuar sulmin nda Kosovës. Qëndrimi juaj ishte se nuk ka çështje urgjencë. S’ka asnjë rrëzim të asnjë kërkesë për interepelancë. Në rezolutë do të paraqitet vetëm qëndrimi për Kosovën.’- tha Bardhi.
Lini një Përgjigje