
Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 10:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit.
Pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 10:00 ka qenë 12.87%. Deri në orën 09:00, sipas KQZ-së, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 5.16% të votuesve, ndërsa një orë më parë, në orën 08:00, kjo shifër ishte 2.13%.

-Ora 10:00
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 10:00 ka qenë 12.87%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 1389 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 119697 nga 930271 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 10:00, përqindja e votuesve ka qenë 16.66%.

-Ora 09:00
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 09:00 ka qenë 4.84 %.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 976 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 31939 nga 659620 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 09:00, përqindja e votuesve ka qenë 8.03%.
– Ora 08:00
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 08:00 ka qenë 1.81%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm 937 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani është votuar 11601 nga 641108 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 08:00, përqindja e votuesve ka qenë 3.37%.
Qarku me numrin më të madh të pjesëmarrësve në votime deri më tani është ai i Dibrës me 15.34%. Dibra ndiqet nga Qarku i Tiranës me 14.93% dhe ai i Lezhës me 14.22%.

Lini një Përgjigje