Politike31 Maj 2023, 13:03

Tensionet në Veri, Mimi Kodheli: Konflikti agravoi për faj të politikës

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, Mimi Kodheli: Konflikti agravoi për faj të

Zv. presidentja e Asamblesë Parlamentare në NATO, Mimi Kodheli thotë se qetësia dhe mençuria me të cilën përfaqësuesit e lartë të politikës mbarëbotërore kanë folur njëzëri sa i takon situatës në Veri duhet admiruar.

Kodheli foli me po të njëjtën bindje si ndërkombëtarët se tensionet mund dhe duhet të evitohen.

“Mendoj që NATO në këtë rast dhe në përgjithësi si organizëm vazhdon të informohet në detaje për çka ndodh atje dhe sigurisht që ka rolin kryesor për aq kohë sa është misioni i vetëm sot i rëndësishëm prej të cilit benefitet e Kosovës, të Serbisë, të Shqipërisë dhe të rajonit kanë qenë më shumë se evidente.” , u shpreh ish-ministrja e Mbrojtjes.

Kodheli theksoi se të tilla konflikte ndodhin sepse palët e kanë të vështirë të merren vesh në tryezë.

“Ky gjithsesi mbetet një dështim i politikës në përgjithësi dhe i politikës së jashtme në mënyrë të veçantë, sa herë që ka konflikte të kësaj natyre apo të natyrave me përmasa më të mëdha.” – tha ajo.