Politike 4 Dhjetor 2023, 17:58

Kryebashkiakët e Berishës në ‘luftë’ për t’i rënë në sy Ramës/ Pas Hil Currit edhe Albert Malaj i Memaliajt hap dyert për refugjatët

Shkruar nga Pamfleti

Kryebashkiakët e Berishës në ‘luftë’ për

Një tjetër kryebashkiak i PD-së së Sali Berishës ka dalë pro ardhjes së refugjatëve në vendin tonë, pas marrëveshjes me Italinë.

Pas kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Hil Curri, është ofruar për të strehuar mijëra emigrantë afrikanë që pritet të vijnë nga Italia drejt vendit tonë edhe  Albert Malaj, kryetar i Bashkisë në Memaliaj.

Njëjtë si kolegu i tij i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Fushë Arrëz edhe kryebashkiaku i Memaliajit i ka dërguar kryeministrit Edi Rama një letër, ku shpreh gatishmërinë e tij për të pritur në këtë qytet refugjatët.

Albert Malaj pranon vetë se letrën e ka nisur para pak kohësh duke i ofruar kryeministrit të vendit dy vende që janë të përshtatshme për strehimin e refugjatëve.

Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish-ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvatjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj”, shprehet Malaj në letrën e tij.

Lokacioni i parë është ndërtesa dykatëshe e ish-shkollës 8-vjeçare të Memaliajt, e cila sot e kësaj ditë është e papërdorshme. Ndërsa lokacioni i dytë është ish-spitali i Memaliajt godinë trekatëshe. Të dy këto ndërtesa ndodhen në brendësi të qytetit. Ndërsa lokacion tjetër mendohet të jenë të hapura në fushë.

Sipas Malajt, tek të dy ndërtesat duhet fillimisht të investohet që të jenë të përshtatshme për t’u akomoduar refugjatët, e ndërsa kjo bashki nuk ka kapacitet financiar për t’i ndryshuar fizikisht, Malaj ka kërkuar vlerësimin e konditave akomoduese dhe investuese nga qeveria shqiptare. Kapaciteti total akomodues vlerësohet diku tek 1000 persona.

berisha rama refugjatët