
Monika Kryemadhi vijon të dredhojë për artikullin e “EU Reporter”, ku pretendohej se ajo ka marrë para nga disa firma ruse.
Kryemadhi u shpreh në një emision se ky është një portal me pagesë, i cili financohet nga Kina, duke shtuar se pritet që të publikojnë edhe shkrime të tjera që përfshijnë familjen e saj apo anëtarë të tjerë të opozitës.
“Pasi unë i kam dërguar një email se kush jam dhe kërkova të më vinin në dispozicion dokumentacionet që ata kishin, 2-3 minuta më vonë është fshirë artikulli. Ndërkohë që redaksisë suaj i janë përgjigjur me një email që po vazhdojnë hetimet.
Mirë do të ishte në fakt që të vazhdojnë hetimet dhe nëse edhe ju si redaksi e keni këtë komunikim do të dëshiroja që të vihesha dhe unë në dijeni në mënyrë të tillë që t’jua bëja forëard duke pasur parasysh që me investigimet që ata do të bëjnë të më informojnë dhe mua dhe unë ta ndjek këtë histori.
Në emrin e Monika Kryemadhit janë falsifikuar disa transaksione të përdorur për shoë politik.
Pritet që të ketë të tjerë artikujt për familjen Kryemadhi dhe pjesëtar të tjerë të opozitës. Në një kohë kur artikulli i Financial Times, shkruante për Ramën dhe lidhjet e tij me Rusinë dhe investigime të tjera në shumë vende të Evropës, dalin këto artikuj të tjerë për të hequr vëmendje.
Këto portale bëjnë shkrime me pagesë dhe financohen nga kompani kineze, për të lobuar për partitë e tyre”, tha ndër të tjera Kryemadhi në “ABC News”.