Politike17 Mars 2023, 14:35

Debati për regjistrimin e PD në zgjedhje, Ngjela akuza Celibashit: Nuk e di se çfarë është prokura

Shkruar nga Pamfleti

Debati për regjistrimin e PD në zgjedhje, Ngjela akuza Celibashit: Nuk

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se grupimi i Partisë Demokratike i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj ka pasur prokurën për ta regjistruar partinë në zgjedhje.

I pyetur se përse atëherë nuk u regjistrua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike ai i është përgjigjur se Celibashi nuk e di se çfarë është prokura.

Paksa i nxehur nga pyetja e gazetares avokati e shpjegoi edhe se ç’ është prokura, duke i thënë “unë me prokurë të shkurorëzoj nga bashkëshorti”.

Prokura jam unë, lëre ç’ thotë zoti Celibashi. Unë shkoj me prokurën tënde dhe të shkurorëzoj. Unë po të marr prokurën tënde e di ç’ marr? Po të më kesh dhënë prokurën marr të gjithë konton bankare që ke ti në bankë. Celibashin dëgjoni ju? Juristët e nivelit të lartë që ishin në komision i thanë ja ku e keni prokurën”, tha  avokati Spartak Ngjela.

ngjela pd akuza