
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përshëndetur avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Ajo ka shpërndarë në Twitter një postim të Josep Borrel mbi vizitën dje në Tiranë dhe shkruan se shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për ndryshimet e vështira në emër të këtij procesi.
Në të njëjtën kohë, ambasadorja amerikane rikonfirmon mbështetjen e SHBA ndaj Shqipërisë, duke deklaruar se Uashingtoni do asistojë në realizimin e reformave.
“Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e ndryshimeve të vështira deri tani. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, shkruan Yuri Kim.
Shqipëria ka hapur negociatat me BE, por janë një numër i madh kushtesh që duhet të përmbushen derisa të vijë anëtarësimi. Në mbledhjet ndërqeveritare do të shqyrtohen kapitujt e Stabilizim Asociimit dhe pika më kryesore është te drejtësia dhe shteti ligjor. BE kërkon arrestime të bujshme dhe SHBA po punon fort në këtë aspekt. Reforma në drejtësi është investim i saj dhe ditët e fundit SPAK po jep sinjale se gjërat po lëvizin.
Great to see ???????? move forward on its path toward ???????? membership. The people & gov’t of ???????? deserve respect for making difficult changes so far. ???????? will continue to strongly support ????????’s progress to become ???????? Member State, including efforts to implement necessary reforms. https://t.co/kBr7Q2DAfL
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 17, 2023